PDK-ja Vet e Teta në Listën e Përbashkët të Kandidatëve

Partia e Drejtësisë, Alternativa Demokratike e Kosovës, Lëvizja për Bashkim, Partia e Republikanëve, Partia Konservatore, Partia Liberale dhe Partia e Ballit janë subjektet që i janë bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin parazgjedhor.

Edita Tahiri, nga Alternativa Demokratike e Kosovës, tha se do të vazhdojë të bashkëpunojë me PDK për të bashkuar idealet për Kosovën.

“ Është një kënaqësi për ne për mua dhe partinë tonë që po vazhdojmë partneritetin tonë. Partneritet ynë është tashmë 1 dekadë ndoshta është edhe për ta festuar por ajo që na ka bashkuar janë idealet për kombin dhe shtetin”, tha Tahiri.

Faton Kurti, nga Partia e Republikanëve të Kosovës, tha se së bashku me PDK do të bëjnë një Kosovë më të mirë.

“Ne jemi parti konservatore, e re në Ballkan. Do ta bëjmë një Kosovë më te mirë”, tha Kurti.

Valon Murati, nga Lëvizja për Bashkim tha se partneriteti duhej vazhduar pasi së bashku me PDK-në koalicionin e kaluar kanë bashkëpunuar shumë mirë.

“Ne e kemi konsideru që në mandatin e kaluar në koalicionin e kaluar kemi pasur një partneritet korrekt dhe kemi vlerësu se duhet ta ruajmë këtë korrektësi”, tha Murati.

Ndër partitë nënshkruese të koalicionit me PDK-në ishte edhe Partia e Drejtësisë e Ferid Aganit i cili po përballet me një aktakuzë në gjykatë në skandalin e quajtur ‘Stentat’.

http://kallxo.com/koalicioni-pdk-se-partine-e-njeriut-aktakuze-per-aferen-stentat/