PDK-ja e Humb Klinën

Sipas rezultateve të Demokracisë në Veprim në Klinë udhëheqë Zenun Elezaj nga AAK me 51.7%. Kryetari i deritanishëm i Klinës, Sokol Bashota ka marr 48.3% të votave, sipas DnV-së.

Ndërsa sipas rezultateve të KQZ-së, Elezaj ka shënuar fitore edhe më të thellë. Nga 98,39% të votave të numëruara, Elezaj ka fituar 52,65%, ndërsa Bashota 47,35%.

Rezultatet Zyrtare të raundit të parë tregojnë se Sokol Bashota – PDK  ka 37.76 %  të votave dhe  Zenun Elezaj – AAK  me 25.45% .

Elezaj i AAK-së hyri ne koalicion me VV-në, LDK-në dhe Nisman.

Në anën tjetër, PDK me kandidatin Sokol Bashota hyri në koalicion me AKR-në dhe PSHSDK

Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Verim.