Rezultatet Preliminare para Rinumrimit

PDK-ja e Fiton Dragashin për 41 Vota

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së nga të gjitha vendvotimet e procesuara prinë Shaban Shabani me 6,279 vota apo 50,16%, ndërsa Selim Kryeziu ka marr 6,238 vota apo 49,84% të votave. Dallimi është vetëm për 41 vota

Në Dragash udhëheq PDK me 50.92%, pasohet nga LDK me 49.8 %, sipas Demokracisë në veprim. Ndërsa, KQZ-ja me 96,6% të votave thotë se Selim Kryeziu ka 49,92%, ndersa Shaban Shabani 50,08%.

Selim Kryeziu nga LDK në rrethin e parë mori 35.52 % të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 %.

Kryeziu ka marrë përkrahjen edhe të një partie nga radhët e komunitetit goran, Lidhja për Gorë, ndërsa Shabani, zyrtarisht nuk ka deklaruar koalicion me ndonjërën nga partitë.

Këto janë rezultatet preliminare të koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Verim.