Foto: KALLXO.com

PDK 'Invazion' në LDK, ia Merr Dy Nëndegë

100 anëtarë të rinj, kryesisht nga LDK-ja, aderuan sot në degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë.

Shkumbin Broqi dhe Shenoll Dranqolli, kryetarë të nëndegëve të LDK-së në lagjen “ Rrokaqielli” dhe “Dardania”, iu bashkuan sot PDK-së për shkak të pakënaqësive në subjektin paraprak.

Në deklaratën e përbashkët ata thanë se janë të pakënaqur me kryetarin e LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, por edhe me qeverisjen e tij në Komunë.

“Vendimi për t’u larguar nga ky subjekt politik vjen si rezultat i shumë pakënaqësive të krijuara në vazhdimësi si pasojë e mungesës së ideve inovative dhe hapësirës për punë në ketë degë”, tha Broqi.

Anëtarët me të rinj të PDK-së thanë se zgjodhën këtë subjekt duke pasur parasysh vlerat dhe hapësirat që i ofron.

Mirëseardhje u shprehu edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili tha së bashkërisht duhet bërë shumë për ta zhvilluar qytetin e Pejës.

Ai premtoi së PDK-ja nuk do të ketë kabinet qeveritar pa pejanë në të. “Nuk ka me pasë qeverisje të Partisë Demokratike të Kosovës pa pasë pejanë në Qeveri”, tha Veseli.

Në fund kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, dhe kryetari i degës, Xhavit Haliti, shpërndanë librezat e anëtarësisë për aderuesit e rinj të këtij subjekti.

http://kallxo.com/gazmend-muhaxheri-shkarkon-dy-drejtore-te-pdk-se/

‘Invazioni’ i PDK-së në LDK erdhi pak ditë pasi kryetari i komunës. Gazmend Muhaxheri (LDK) i shkarkoi dy drejtorë komunalë të PDK-së dhe paralajmëroi prishjen e koalicionit komunal me kroi prishjen e koalicionit komunal.

http://kallxo.com/gazmend-muhaxheri-paralajmeron-prishjen-e-koalicionit-pdk-ne/

http://kallxo.com/pdk-pergjigjet-gazmend-muhaxherit-nuk-jemi-paterice/