Basri Musmurati, PDK. Foto: Kallxo.com

PDK Fajëson Mirëmbajtësit e Sajtit për Mostransaprencën Financiare

“Ne i kemi publikuar tash kohët e fundit dhe kemi pasur problem me uebsajtin tonë që disa kohë. Ai që po na mirëmban uebsjatin po hupë për nji kohë dhe kohë pas kohe kemi telashe. Firma e cila e mirëmban uebfaqen ka pasur probleme me uebfaqen”, tha Musmurati në emisionin kushtuar financave të partive politike të moderuar nga Jeta Xharra.

Ai shtoi se pasi që Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka bërë publike raportet financiare të PDK-së, kjo e fundit vendosi që t’i bëjë publike vetvetiu.

“Ne kemi konsideruar se pa u bërë auditimi i jashtëm i subjektit politik për PDK sikur kemi pasur hezitim që ti bëjmë publike dhe kemi konsideru që këtë gjë duhet ta bëjë KQZ dhe kur e kemi pa që nuk e ka bërë KQZ, kemi vendosë ta bëjmë vetë publikimin e raportit financiar”, shtoi ai.

Deklaratën e Basri Musmuratit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Raportet financiare të publikuara nga partitë politike mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme:

Raportet financiare të PDK-së

Raportet financiare të LDK-së

Raportet financiare të NISMA-s

Raportet financiare të Vetëvendosje-s