PDK e Hashim Thaçit Vs PDK e Veselit me AAK-Nisma

Sa ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë njeriu më i votuar në Kosovë me 166 mijë e 422 vota dhe partia e tij kishte numrin më të madh të votave.

Në vitin 2014, Partia Demokratike e Kosovës kishte fituar 30,38 për qind të votave.

Në zgjedhjet e 2017-ës, PDK-ja nuk garoi e vetme me partnerët e vegjël. Ajo u bashkua me dy parti parlamentare, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMËN. Koalicioni i madh, PDK-AAK-NISMA, sipas Demokracisë në Veprim i ka fituar vetëm 33.1 për qind të votave.

Në vitin 2014, tri partitë parlamentare që tash janë në koalicion, së bashku kishin fituar 45 për qind.