PDK Dëshiron Frymë Bashkëpunimi edhe në Procese Tjera

Partia Demokratike e Kosovës përshëndeti pajtimin e sotëm mes partive politike për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

PDK falënderoi të gjitha subjektet politike parlamentare për gatishmërinë e treguar për dialog dhe për qasjen konstruktive në arritjen e këtij uniteti.

“PDK çmon rolin unifikues që kryetari i Partisë dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar gjatë gjithë kohës në tërë këtë proces”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

PDK-ja konstaton se frymë e tillë duhet të përcjellë Kosovën edhe në procese tjera.

“Vlerësojmë se kjo frymë e bashkëpunimit duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme për vendin”, vijon komunikata e PDK-së.

Ky subjekt u bën thirrje edhe partive tjera që të bashhkohen në punën e mirë për vendin.

“Bëjmë thirrje edhe te subjektet e tjera politike parlamentare që të bashkohen në punën e përbashkët për të mirën e qytetarëve të vendit”, thuhet në komunikatën e PDK-së.