PDK - Foto: Facebook

PDK Arrin Edhe Një Koalicion për Prizrenin

Partia Demokratike e Kosovës ka lidhur një koalicion të ri në garën për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Veseli ka njoftuar për koalicionin e arritur sot me Partinë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

“Është një tjetër hap për vulosjen e fitores më 19 nëntor. Me këtë marrëveshje, po përmbyllet mozaiku politik i këtij qyteti të bukur”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Sipas Veselit, kandidati i PDK-së për të parin e Komunës, Shaqir Totaj, do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit, pa dallim partie politike e përkatësie etnike.

Në balotazhin që do të zhvillohet të dielën e ardhshme, kandidati i PDK-së Shaqir Totaj do të ketë kundërshtar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.

http://kallxo.com/per-prizrenin-ndeshen-pdk-e-vetevendosje/

Kandidati i PDK-së dje njoftoi se për garën e 19 nëntorit do ta ketë mbështetjen e ish-kandidatit nga AAK, Lulzim Kabashi.