Foto: Ilustrim

Pazaret e Dy Policëve për Tabela False 

Mirëpo këto kamera kanë kapur edhe neglizhencën e zyrtarëve policorë në disa raste për të mos vepruar sipas ligjit për të cilin janë të thirrur ta zbatojnë.

Aktakuza e Prokurorisë së Mitrovicës të cilën e ka siguruar KALLXO.com, nxjerr në pah një dukuri kur zyrtarët policor e amnistojnë një kundërvajtës vetëm që ai t’u dërgojë atyre mbushje telefoni.

Siç përshkruhet në aktakuzë dy policët Ahmet Hasani e Avni Mehmeti nuk i shqiptojnë tiketë një kundërvajtësi të trafikut dhe i thonë se do ta falin me kusht që ai t’u dërgojë mbushje telefonit, edhe pse automjetin e kishte të pa doganuar dhe tabelat e vendosura në të ishin false.

“Zyrtarët policorë të ulur në veturën e policisë bisedojnë më një kundërvajtës të cilin Avniu e kishte ndaluar dhe i tregojnë së do t’i shqiptojnë tiketë me gjobë për shkak së targat e veturës janë false dhe se vetura është e padoganuar dhe pas bisedës, Ahmeti në një letër i shënon kundërvajtësit numrin e telefonit të vetin dhe të Avniut, dhe i thotë kundërvajtësit qitna nga një mbushje dhe ç’kyje letrën menjëherë”, thuhet në aktakuzë.

Më tutje aktakuza shpjegon se këta dy zyrtarë policorë në atë pikë kontrolli në magjistralen Mitrovicë – Gracë kishin përfituar edhe disa shuma të parave të gatshme.

Ligji për Aautomjetet në nenin 58 thotë se përdorimi i targave false në automjet është e dënueshme me gjobë prej 500 eurosh.

Afera e Korrupsionit në Polici: Paratë Fshiheshin në Çorapë

“Dënohet me gjobë pesëqind (500.00) euro shoferi i cili i përdor targat e regjistrimit të mjetit të cilat nuk i takojnë atij mjeti, kurse të njëjtat konfiskohen”, thuhet në ligj.

Kjo nuk u ka bërë përshtypje fare dy zyrtarëve policorë. Ata si duket me rendësi i kanë pasur mbushjet e telefonave të tyre.

Materialet e filmuara shërbyen për t’i akuzuar 35 zyrtarë policorë apo pothuajse të gjithë njësinë e trafikut. Në 31 faqe aktakuzë prokurorja Zejnie Kela përshkruan në detaje secilin veprim të policëve në aferën e korrupsionit.

Nga data 21 shtator deri 12 dhjetor 2016, IPK fshehurazi kishte montuar kamera në makinat e policisë.

http://kallxo.com/si-ndanin-euro-t-dhe-dinaret-policet-e-akuzuar-per-marrje-ryshfeti/