Naim Rexha, ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës-Foto: Equal Rights for All Coalition/Facebook

Pasuria e ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë, Naim Rexha

Pozitën e drejtorit të Policisë së Kosovës tani për tani është duke e mbajtur Zëvendës Drejtori, Naim Rexha.

Kjo pasi që presidenti Hashim Thaçi në bashkëpunim me kryeministrit Ramush Haradinaj e kanë emëruar më 20 prill, Shpend Maxhunin shef të Agjencisë së Inteligjencës Kosovare

Ushtruesi i detyrës së PK-së, Naim Rexha në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2017, ka deklaruar se gjatë një viti ai dhe bashkëshortja e tij marrin 37 mijë euro.

Ai merr pagë mujore prej 500 eurove nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Po ashtu Rexha merr mëditje për vizitë studimore nga Projekti i binjakëzimit i udhëhequr nga zyra e BE në Prishtinë.  Rexha zotëron edhe dy vetura. Njëra veturë është personale e tij të cilën e ka vlerësuar me 10 mijë euro dhe një veturë tjetër në emër të bashkëshortes së tij të cilën e ka vlerësuar 4 mijë euro.

UD i Policisë së Kosovës, zotëron pasuri të paluajtshme në vlerë prej 110 mijë eurove, ku bëjnë pjesë një shtëpi familjare, një banesë në emër të bashkëshortes dhe një vend parking në ndërtim kolektiv në emër të bashkëshortes.