Pasuria 7 Milionëshe e Agim Bahtirit

Agim Bahtiri, i cili kishte ardhur në krye të Komunës së Mitrovicës me premtime se do të sjellë ndryshime, në dy vjetët e fundit sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk ka ndryshuar pasurinë.

Vlera e pasurisë së Bahtirit vjet e sivjet mbetet e njëjtë-  7 milionë e 560 mijë euro.

Kryetari multimilioner i Komunës së Mitrovicës ka edhe një kredi me vlerë prej 450 mijë eurove.

Shumës së kredisë së Bahtirit, i afrohet shifra e të hyrave vjetore të kryetarit të Mitrovicës dhe fëmijëve të tij.

Të hyrat vjetore të deklaruara nga Bahtiri në AKK edhe sivjet, sikurse në 2016-ën janë 351 mijë e 753 euro.

Bahtiri posedon edhe një Audi  Q7 me vlerë 10 mijë euro.