Pas Mosmarrëveshjes Dorëzojnë Armët

Sipas raportit të përditshëm policor, pas një mosmarrëveshje mes dy djemve dhe babait të tyre në Viti, këta persona kanë raportuar posedim të armëve pa leje.

Më pas në stacionin policor të Vitisë ata i kanë dorëzuar disa armë.

“Të njëjtit më pas në stacionin policor kanë dorëzuar një armë automatike me tre karikatorë dhe 150 fishekë të cal-9 mm, një revole ‘Parabellum’ me dy karikatorë dhe 36 fishekë të cal-9 mm, një revole ‘TT’ me një karikator dhe 17 fishekë”, thuhet në raport.

Në fillim të prillit KALLXO.com raportoi se Gjykata në Prishtinë e dënoi për armëmbajtje pa leje një person që vullnetarisht e dorëzoi armën në polici.

http://kallxo.com/denohet-dorezuesi-vullnetar-armes/