(ILUSTRIM) Vetura në flakë - Foto: KALLXO.com

Pas Aksidentit, Vetura Kaplohet nga Flaka

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në rr. “Tirana” në Prizren.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha.

Zëdhënësi tha se pas aksidentit vetura ka marrë flakë.

“Ka edhe persona të lënduar por ende nuk e kemi raportin se sa të lënduar janë“, tha Berisha për KALLXO.com.

Ndërsa, një qytetar ka dërguar në adresën e KALLXO.com fotografi nga ky rast, ku shihet një veturë e kapluar nga flakët.

Sipas qytetarit, në vendin e ngjarjes janë edhe Zjarrfikësit.