Partitë Ndajnë Komisionet Parlamentare

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, e cila është duke vazhduar, partitë politike janë marrë vesh për ndarjen e komisioneve parlamentare.

Sipas një ndarje që është bërë në mbledhje, Vetëvendosje ka marrë drejtimin e katër komisioneve, PDK e LDK nga tri ndërsa AAK një komision.

Kësisoj, Vetëvendosje do ta drejtojë Komisionin Parlamentar për Legjislacion, atë për Arsim, Punë e Mirëqenie Sociale dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.

LDK do t’i drejtojë komisionet për Buxhet, atë për Punë të jashtme dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

PDK ka marrë drejtimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, atij për Administratë Publike dhe Komisionin për Integrime Europiane.

Ndërsa AAK-së i është ndarë Komisioni për Bujqësi ndërsa NISMA e ka marrë Komisionin për Siguri.