Valmir Elezi pas dorëzimit të listave | Foto: KALLXO.com

Partitë Dorëzojnë Listat në Minutat e Fundit

Subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje pak para orës 24:00 dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë.

Subjektet politike zgjodhën minutat e fundit para orës 24:00 për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

NDËRLIDHUR

Në emër të LDK-së, listën e dorëzoi Sami Hamiti, ndërsa në emër të PDK-së Ilir Tolaj.

Listën e Vetëvendosjes e solli Dardan Molliqaj, ndërsa listat e tyre i dorëzuan edhe subjektet tjera.

Sami Hamiti teksa njoftoi se dortëzoi listën tha se nuk ka pasur pakënaqësi në subjektin që përfaqëson.

“E kemi dorëzu listën- prononcimet do t’i merrni nesër. Pakënaqësi nuk ka pasur dhe s’do të ketë pakënaqësi. Nesër do të merrni vesh nëse Vjosa Osmani është në listë”, tha Hamiti.

Edhe Dardan Molliqaj tha se nuk ka pasur pakënaqësi për listën e “Vetëvendosjes”.

Molliqaj tha se ka pasur interes që Shpend Ahmeti të kandidojë për kryetar.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se në zgjedhje kanë aplikuar pesë koalicione, 19 parti dhe dy iniciativa qytetare.

KALLXO.com shkroi më herët se sa subjekte politike kishin aplikuar për zgjedhje deri në orën 22:00.

21 Subjekte Politike Aplikojnë për Zgjedhje

KALLXO.com gjithashtu shkroi edhe për kandidimin e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut për deputetë të LVV-së.

Drejtuesit e Prishtinës në Listën e Deputetëve

ETIKETA

20 Maj 2017 - 00:26

Adelina Ahmeti 20/05/2017 - 00:26
NDËRVEPRIMI0