Alexander Gauland, nga partia AfD, publikisht ka deklaruar se është kundër refugjatëve - Foto: REL /APA

Partia Gjermane Kërkon Rikthimin e Refugjatëve në Siri

Partia djathtiste gjermane “Alternativa për Gjermaninë” (AfD), ka bërë thirrje për rikthimin e gjysmë milioni refugjatë sirianë që jetojnë në Gjermani, me arsyetimin se lufta tashmë ka përfunduar.

Ata thanë se edhe presidenti sirian, Bashar al- Assad, u ka bërë thirrje refugjatëve të rikthehen në vendin e tyre.

Ushtria siriane ka shpallur fitore kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS), duke thënë se kanë rimarrë qytetin e fundit të ISIS-it, pas tri viteve.

Kombet e Bashkuara, kanë thënë se luftimet ende po vazhdojnë në shumë zona. /REL