Partia e Vulinit e Etiketon Redaktorin si ‘të Varur nga Droga’

Partia e Ministrit serb, Aleksandar Vulin, Lëvizja e Socialistëve reagoi ashpër kur Rrjeti për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit, (KRIK) publikoi një raport të hënën ku shtrohej dyshimi se Vulini e ka blerë një banesë në Beograd në rrethana të dyshimta me paratë që ia kishte marrë për borxh tezes së gruas së tij në Kanada.

Partia e Vulinit tha në një deklaratë se redaktori i KRIK-ut, Stevan Dojçinoviq, është “i varur nga droga dhe se ai duhet ta bëjë testin e drogës”, ndërsa e akuzuan atë si të paguar nga të huajt për ta sulmuar ministrin.

Dojçinoviq e quajti deklaratën e Lëvizjes së Socialistëve, partnerit të koalicionit qeverisës në Serbi si “bizare”.

“Mirëpo në të [në deklaratë] nuk iu kanë përgjigjur asnjë pyetjeje që është ngritur nga artikulli e as nuk e kanë mohuar zbulimin tonë”, ka thënë Dojçinoviq për BIRN.

Ai tha se do të ndërmarrë veprime ligjore.

“Do të flas me avokatët e mi dhe do të padis personin që mban përgjegjësi [për deklaratën] e Lëvizjes së Socialistëve” shtoi ai.

Raporti i KRIK, ditën e hënë, tregon se Agjencia Serbe Antikorrupsion ia dërgoi një raport zyrës së prokurorit në dhjetor të 2015-tës pasi që Vulin kishte blerë banesë në Beograd me 205,000 euro të marra hua nga tezja e gruas së tij.

Stevan Dojçinoviq, redaktor i KRIK (Serbi). Foto: Facebook

Ndërkaq sipas KRIK, Zyra e Prokurorit nuk bëri asgjë për rastin për dy vite me radhë sepse, siç ka thënë ajo, policia e ka injoruar kërkesën e dorëzuar nga prokuroria për hetim të rastit.

Mirëpo pasi që KRIK dhe ëebsajti “Insajder” raportoi mbi rastin në korrik të këtij viti, prokuroria tha se i ka kryer hetimet dhe se nuk ka prova që vërtetojnë se Vulin ka bërë ndonjë vepër penale sipas juridiksionit të saj.

Vulin ka refuzuar të deklarohet rreth pohimeve të KRIK, mirëpo Lëvizja e Socialistëve insistoi se prona e tij ishte e regjistruar dhe “e fituar me shumë punë”.

“A ka zemër ta kurajo pronari i KRIK se sa para të gatshme ka marrë ai nga të huajt, të padeklaruara?” – thuhej në deklaratën e partisë.

“Nuk është fshehtësi që Dojçinoviq është paguar nga jashtë për secilin nga artikujt të cilët e kanë sulmuar Vulinin dhe se s’është sekret se ai merr narkotikë”, thoshte deklarata.

Kjo deklaratë e kritikonte atë sepse kishte pirsing (vathë) dhe e akuzonte se ishte anti-serb.

“Çdo armik i Serbisë është mik i tij dhe kushdo që e do Serbinë dhe lufton për të, Dojçinoviq e urren së tepërmi”, thuhej në deklaratë.

Partia e ka lëshuar edhe në deklaratë të dytë, të martën, duke thënë se Dojçinoviq duhet ta bëjë testin e drogës.

KRIK që është pjesë e Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP), ka fituar çmime të shumta në Serbi dhe jashtë.

Në faqen e tyre në internet ata kanë të listuar të gjithë donatorët.

KRIK u përmend edhe në raportin e progresit për Serbinë që u publikua në nëntor 2016 nga Bashkimi Europian, në të cilin vlerësohej se Serbia nuk kishte përparuar në fushën e garantimit të lirive të shprehjes.

Raporti i Komisionit e kritikoi atë që e quajti si “ambient i frikës” që po krijohej nga tabloidi pro-qeveritar “Informer” në mars teksa e tregonte një hulumtim i cili po kryhej KRIK.

“Informer” publikoi fotografi të Dojçinoviqit dhe burimit të tij, të cilat lanë të dyshohet se disa nga fotot janë marrë nga përgjime të policisë sekrete.

Dojçinoviq tha se sulme të tilla nuk mund t’ia dëmtojnë reputacionin por mund ta vënë në pikëpyetje sigurinë e tij dhe gazetarëve të tjerë të KRIK-ut.

Ai rikujtoi se policia ende nuk e ka zbuluar se kush ka hyrë në banesën e gazetares së KRIK, Dragana Peqo, më shumë se 2 muaj më parë.