KQZ - Foto: KALLXO.com

Partia e Haradinajt më së Shumti Kandidatë të Decertifikuar

KQZ decertifikoi sot 86 kandidatë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të cilët janë të dënuar nga Gjykatat në këto tri vjetët e fundit.

Në mesin e atyre që iu mohua e drejta për të garuar është edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha, që ka kandiduar për kryetar të Prizrenit.

Përveç Berishës Nismës i decertifikohen edhe 8 kandidatë, nga PDK-ja janë 14 kandidatë, LDK-ja 9 kandidatë, AAK-ja 17 kandidatë, Vetëvendosje 6 kandidatë, AKR-ja 4, Partia e Drejtësisë 7 kandidatë, Lista Serbe 5 kandidatë dhe disa nga partitë e vogla kanë nga dy apo një kandidat që janë decertifikuar.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim të decertifikojë të gjithë kandidatët që garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit që janë të dënuar me aktgjykim të formës së prerë në tre vitet e fundit nga gjykatat e Kosovës. /21Media