Kryeministri i ri maqedonas, Zoran Zaev, në Parlament - Foto: MIA

Parlamenti i Maqedonisë Miraton Qeverinë e Re

Qeveria e re e Maqedonisë u votua të mërkurën mbrëma dhe për të votuan 62 deputetë nga 120 sa ka Parlamenti i vendit.

Formimi i Qeverisë pritet t’i japë fund krizës së zgjatur politike në vend.

Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga partia e krahut të djathtë VMRO-DPMNE u akuzua për përgjime të paligjshme dhe korrupsion.

“Unë do të jem kryeministër dhe do të punoj për të gjithë. Shpall një qeveri të përgjegjshme, reformiste, evropiane!”, tha kryeministri i ri, Zoran Zaev, në fjalimin para deputetëve.

Zaev tha se Qeveria e tij do të bazohej në parimet qytetare dhe do të përqendrohej në tre qëllime kryesore: Rritja e ekonomisë, mundësimi i drejtësisë dhe sundimit të ligjit dhe integrimi i vendit në BE dhe NATO. Ai gjithashtu u zotua të ketë zero tolerancë ndaj korrupsionit.

Ndër të tjera, kryeministri i ri njoftoi formimin e një krahu të posaçëm gjyqësor që do të merrej vetëm me rastet e korrupsionit të nivelit të lartë si dhe dhe reforma të plota në gjyqësi me qëllim të largimit të ndikimit të ndikimit partiak.

“Nuk dua asnjë hakmarrje dhe revanshizëm, por të gjithë do të mbahen përgjegjës për veprimet e tyre”, tha Zaev.

Pjesa më e madhe e kabinetit të ri përbëhet nga 17 ministra të propozuar nga aleanca e udhëhequr nga Social Demokratët, LSDM. Partia më e madhe shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, BDI, e cila ka dhjetë deputetë në Parlament, ka emëruar gjashtë dhe Aleanca për Shqiptarët, e cila ka tre deputetë, ka emëruar dy ministra.

Besa, partia e dytë më e madhe shqiptare, vendosi të mos bashkohet me Qeverinë e re dhe të mos votojë për të, përkundër mbështetjes fillestare të shumicës së re. Megjithatë, Besa tha se mund të mbështesë disa nga politikat e saj.