Parku në Ferizaj | Foto: KALLXO.com

Parku që Përdoret si Parking

Ndonëse qëllimi primar i ndërtimit të një parku është pushimi, relaksimi dhe rekreacioni, parku në qendër të Ferizajt shpeshherë vizitorë dhe “pushues” ka vetura të ndryshme që parkohen në të.

Se parku po shfrytëzohet për parkimin e veturave, e konfirmojnë edhe disa qytetarë që kanë raportuar në platformën KALLXO.com.

Lidhur me këtë parkimet në këtë park park, KALLXO.com i ka dërguar pyetje edhe Drejtorisë për Shërbime Publike në Ferizaj.

“Sa u përket veturave në park,  disa herë kemi intervenuar me polici”, thuhet në përgjigjen për KALLXO.com të Drejtorisë për Shërbime Publike në Ferizaj.

Nga përgjigjet e Komunës nuk bëhet e ditur nëse ajo do të intervenojë në ndonjë formë për të pamundësuar makinat në park dhe shfrytëzimin e tij nga qytetarët për aktivitete për të cilat është ndërtuar.

Parku ishte ndërtuar në vitin 2009, ndërsa Komunës së Ferizajt i kishte kushtuar rreth 20 mijë euro.

Për parkimin e veturave në të KALLXO.com kishte shkruar edhe në vitin 2013.

Në Ferizaj KEK-u Parkon Veturat në Park (TV)