Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Parkingu Nëntokësor te Filologjiku së Shpejti në Tenderim

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar se sot në Komitetin Ndërministror për Partneritet Publiko Privat ka kaluar projekti i parkingut të madh nëntokësor te Fakulteti Filologjik me minimum 500 vendparkime.

“Falënderoj drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem dhe drejtorin Genc Bashota si edhe Deloitte që na ka ndihmuar me fizibilitetin e këtij projekti madhor”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai më tej ka shtuar se në dy javët në vijim do të organizohet një takim informues me investitorët potencial dhe shumë shpejtë projekti do të dalë në tenderim.

“Super lajm për Prishtinën”, ka përfunduar Ahmeti.