Prishtina. Foto: Jim Greenhill/Flickr

Parashikimi i Motit Temperatura Deri në 33 Gradë

 

Mot me temperatura tropikale parashihet të mbajë sot në Republikën e Kosovës. Sipas parashikimeve të meteorlogëve mbi vendin tonë, do të mbajë mot i kthjellët. Temperaturat do të sillën në mes 15 e 33 gradë Celsius. Edhe nesër, parashihet, të mbajë mot i kthjellët, me temperatura tropikale, ato do të sillën në mes 16 e 34 gradë Celsius. Meteorologët thonë se gjatë tërë javës do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 17 e 36 gradë Celsius. Vranësira të pjesëshme të cilat mund të sjellin sadopak freski priten kah mesi i javës së ardhshme.