Foto: RTV 21

Parashikimi i Motit për Ditët e Ardhshme

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira, të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës, kur mund të sjellin edhe reshje shiu e vende-vende edhe reshje bore.

Në lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillen në -1 e 5 gradë Celsius.

Të martën, po ashtu, pritet të kemi mot me vranësira. Paradite mund të ketë edhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen në  -1 e 6 gradë Celsius.

Në orët e mëngjesit, në lugina mund të ketë mjegull. Mot me vranësira e reshje sporadike shiu, por edhe  me reshje të dobëta bore pritet të mbajë edhe në ditët në vijim. Temperaturat në mëngjes do të sillen në mes -1 e 2 gradë celsius, kurse maksimalja ditore do të sillet rreth 8 gradë Celsius.