Parashikimi i Motit

Në vendin tonë sot do të jetë mot me vranësira  e me të reshura të kohëpaskohshme të shiut, në vendet malore edhe borë.

Temperatura më e ulët e ditës do të jetë nga zero në katër gradë, dhe më e larta nga katër në veriperëndim deri në 12 gradë Celsius në juglindje.

Deri në fundjavë pritet se do të mbajë mot i ngjashëm.

Të dielën do të jetë më ftohtë, në male me dëbore, kurse në rajonet më të ulëta me ngrica.