Parashikimi i Motit

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat kohë pas kohe mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje shiu.

Temperaturat në mëngjes do të sillën rreth 0 gradë celsius, kurse maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë celsius.

Nesër, pritet që vranësirat të jenë më të theksuara, kështu në orët e mesditës mund të ketë reshje shiu. Temperaturat do të sillën në mes minus 1 e 9 gradë celsius.