Paraqet në Polici Sulmin nga Kunati

Sipas raportit njëzet e katër orësh të policisë, një grua në Podujevë e ka raportuar në polici sulmin nga kunati për arsye të panjohura.

Policia rastin e ka regjistruar si dhunë familjare- lëndim të lehtë trupor, por nuk ka arrestuar askënd.

Edhe më 1 qershor KALLXO.com shkroi për dhunë familjare në Prizren kur sipas policisë një person rrahu djalin e tij.

Rastet e dhunës në familje nuk janë të rralla në Kosovë.

http://kallxo.com/sulmon-djalin-nenen-e-bashkeshorten/

http://kallxo.com/perleshen-nusja-e-vjehrra-ne-malisheve/

http://kallxo.com/burri-e-vjehrri-e-rrahin-nusen/