Foto: Ilustrim

Parandalohet Kontrabanda e Cigareve

Njësitë e Doganave të Kosovës kanë realizuar një operacion gjatë fundjavës, me ç’rast kanë parandaluar një tentim për kontrabandë të duhanit.

Sipas një njoftimi të Doganave, pas pranimit të informatave nga terreni kanë reaguar njësitë kundër kontrabandës me ç’rast është kapur një sasi e konsiderueshme e cigareve.

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Pejës.

Sipas komunikatës së Doganave të Kosovës, njësitë kanë realizuar kontroll pa paralajmërim te një subjekt i cili merret me tregtinë me duhan dhe pas kontrollit janë gjetur cigare të ndryshme pa banderola të Republikës së Kosovës.

“Me ketë rast pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore si dhe rasti është përcjellë tutje për hetime”, thuhet në këtë komunikatë. [interaction id=”56cacdc3e5be274a1fd15b2c”]