Ministri i Arsimit në hapjen e fushtës kundër trafikimit | Foto: KALLXO.com

Parandalimi i Trafikimit me anë të Edukimit

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” është bërë hapja e fushatës së Muajit të Antitrafikimit.

Shyqyri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i cili ishte pjesëmarrës në hapje të fushatës tha se edhe institucionet duhet të kontribuojnë që kjo dukuri negative sa më parë të minimizohet.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes programeve mësimore mundohet të ketë një edukim sa më të mirë për nxënësit,në mënyrë që të parandalojmë këtë trafikim dhe viktimat të jenë në numër sa më të vogël”, tha Bytyqi.

Ai po ashtu kërkoi nga mësimdhënësit që të kontribuojnë në edukimin e nxënësve në mënyrë që kjo dukuri të largohet.

Për hapjen e fushatës për muajin e antitrafikimit nxënësit e shkollës kishin përgatitur disa aktivitete.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në kuadër të kësaj fushate do të organizojë shumë aktivitete në shkolla për parandalimin e trafikimit përmes edukimit.