Paralizimi i Mistershëm

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetoi hulumtimin për trajtimin e një pacienteje të sëmurë në spitalet private e publike në Kosovë.

Hulumtimi ka nisur kur familjarët e pacientes kanë raportuar rastin në KALLXO.com.

Në këtë hulumtim, kallxuesit flasin për të gjitha peripetitë që i kanë kaluar deri më sot kur pacientja ka mbetur e paralizuar.

Në emisionin e sontëm, përveç kallxuesve do të flasin Inspektorati Shëndetësor, mjekë nga Kosova e Shqipëria si dhe avokati i njërit nga mjekët e dyshuar për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Hulumtimi i emisionit “Jeta në Kosovë” kishte nisur në janar të këtij viti dhe pak javë pas interesimit të ekipit të emisionit, Inspektorati i Shëndetësisë e ka suspenduar licencën ndaj një spitali në Gjakovë që dyshohet të jetë përfshirë në këtë rast.

Në emisionin e sontëm flasin vetë pacientja Nizafete Pozhegu, djali i saj Lirimi, Kryeinspektorja Ardita Baraku, avokati Teki Bokshi, mjeku nga Shkodra, Gëzim Galiqi dhe mjeku në QKUK, Isa Haxhiu.