Parada e krenarisë |Foto: KALLXO.com

Parada e Krenarisë: Urrejtja nuk Është Vlerë

Në Sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës janë mbledhur komuniteti LGBTI dhe përkrahësit e tyre për ta zhvilluar Paradën e parë të Krenarisë.

Ky organizim paraqet mbledhjen më të madhe publike në Kosovë të komunitetit LGBTI dhe përkrahësve të komunitetit.

Të pranishmit në paradë janë duke mbajtur parulla me porosinë “Urrejtja nuk Është Vlerë Familjare” dhe do ta zhvillojnë ecjen “për ata që nuk mund t’u bashkohen.

Parada po shoqërohet me tinguj muzikor.

Komuniteti LGBTI ka dalë në paradë pavarësisht një email-i kërcënues ndaj atyre që do të marrin pjesë, ndërsa parada po mbikëqyret nga forca të policisë dhe KFOR-it.

Blert Morina nga CEL Kosova ka treguar dje për KALLXO.com se organizatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit Lezbike, Gej, Biseksual, Transgjinor dhe Interseksual e kanë organizuar këtë paradë mirëpo në vitet e kaluar ka pasur edhe marshe me pjesëmarrje më të ulët. Sipas tij, marshet dhe paradat dallojnë për nga karakteri.

“Marshi ka më shumë karakter politik, ndërsa parada ka edhe karakter politik edhe shoqëror” tha Morina.

Ndërkaq Liridon Veliu nga po kjo organizatë ka treguar se data e marshit korrespondon me ditën ndërkombëtare daljes publikisht të individëve si Lezbike, Gej, Biseksual Transgjinor apo Interseksual që në anglisht njihet si “Coming Out Day”.

http://kallxo.com/prapaskenat-e-parades-se-krenarise/

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj e ka hapur Javën e Krenarisë në objektin e Qeverisë.