Azem Syla pasi i është dorëzuar Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim Tjetër për Azem Sylën

Gjykata Themelore ne Prishtinë ka caktuar edhe tre muaj paraburgim ndaj Azem Sylës dhe gjashtë personave të tjerë të arrestuar lidhur me rastin e tjetërsimit të pronave në Çagllavicë dhe Veternik.

Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX ka miratuar pjesërisht kërkesën e prokurorit Danilo Cecarelli që kishte kërkuar edhe 4 muaj paraburgim.

Së bashku me Azem Sylën paraburgimi u është vazhduar edhe të arrestuarve tjerë Nuhi Ukës, Artan Vilës, Hajrullah Berishës, Sabedin Haxhiut, Lubisha Vujoviqit, Ilaz Sylës dhe Avni Maxhunit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=jkG5AkwMFO0