Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim 'Të Udhëzuarve' nga Lavdrim Muhaxheri

L.G. A.G dhe A.Sh  të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste nën udhëzimet e Lavdrim Muhaxherit do të qëndrojnë të paktën 30 ditë në paraburgim pasi që gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë.

KALLXO.com raportoi dje për mbajtjen e seancës ndaj këtyre të dyshuarve dhe kundërshtimin e kërkesës së prokurorisë për caktim paraburgimi nga avokatët.

http://kallxo.com/dalin-para-gjykates-ushtaret-e-lavdrim-muhaxherit/

Avokati i të dyshuarit L.G, paralajmëroi ankesë ndaj këtij vendimi duke e cilësuar si të padrejtë dhe të pabazuar.

Sipas prokurorisë, L.G, A.G dhe A.Sh ishin pjesë e një grupi që mbante kontakte me Lavdrim Muhaxherin dhe që po përgatiste sulme në Kosovë dhe në rajon.

Prokuroria pretendon gjithashtu se të dyshuarit kishin kontakte me persona në Shqipëri e Maqedoni.

Më 5 nëntor gjykata u caktoi paraburgimin edhe të dyshuarve V.I, L.M, B.B, B.I, K.P, L.V dhe L.M nën dyshimin se kanë kryer të njëjtat vepra.

http://kallxo.com/prokuroria-te-arrestuarit-per-terrorizem-planifikonin-sulm-ne-kosove/

Këta shtatë persona u arrestuan më 4 nëntor.

http://kallxo.com/arrestime-nen-dyshimet-per-terrorizem/