Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim të Përfshirit në Përleshjen e Reperëve

Paraburgimin 30 ditor Albert Krasniqit ia caktoi sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lajmin e caktimit të kësaj maseje sigurie për KALLXO.com e konfirmoi Ramiz Krasniqi, avokati i Albert Krasniqit.

11:48

Kërkohet paraburgim për Albert Krasniqin të arrestuarin pas përleshjes mes “Nojzyt” e “Cozmanit”.

Është mbajtur në Prishtinë seanca dëgjimore për masën e sigurisë ndaj Albert Krasniqit.

Krasniqi ishte njëri nga të arrestuarit pas përleshjes së armatosur mes reperëve “Cozman” e “Nojzy” në Hotelin “Swiss Diamond” të martën pasdite kur u plagosën dy persona.

Pas kësaj përleshjeje, Krasniqit, por edhe Ylber Abdullahut të njohur si “Cozman” u ishte caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në seancën e sotme ka kërkuar paraburgim për Krasniqin, ndërsa gjykata do të vendosë nëse do ta aprovojë ose refuzojë kërkesën e prokurorisë.

Ramiz Krasniqi, avokati i Albert Krasniqit e kundërshtoi masën e kërkuar nga prokuroria.

KALLXO.com shkroi në vazhdimësi për përleshjen mes këngëtarëve dhe grupeve të tyre rivale në qendër të Prishtinës.

http://kallxo.com/video-momenti-perleshjes-se-armatosur-ne-prishtine/

http://kallxo.com/operohet-noizy-hiqet-nje-plumb/

http://kallxo.com/pas-lirimit-nga-spitali-noizy-shoqerohet-nga-policia/