Paraburgim të Dyshuarve për Grabitjen në Hajvali

Gjykata Themelore e Prishtinës u ka caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve për grabitjen e ndodhur më 22 dhjetor të vitit të kaluar në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Gjykata, bëhet e ditur se dy personave me inicialet R.K dhe H.P u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nën dyshimin se kanë kryer vepren penal të grabitjes.

Sipas njoftimit të gjykatës, R.K dhe H.P dhe po ashtu një person tjetër deri me tani i pa njohur për Gjykatën, dyshohen se me datë 22 dhjetor 2017 rreth orës 09:30 min, në rrugën Bekim Mavraj” në fshatin Hajvali, të Prishtinës, me qëllim që vetvetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kishin vepruar në grupe si dhe të pajisur me revole dhe të maskuar kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarave M.J, H.M dhe L.J.

Ghjitnjë siç përshkruhet në njoftimin e gjykatës, të njëjtit  kanë  kërkuar të holla dhe duke i goditur fizikisht të dëmtuarit, kishin arritur të marrin në fillim 800 euro, po ashtu edhe portofolin e njërës prej të dëmtuarave në të cilin kishte 1500 euro, 50 dollarë, dokumentet, një lirë dhe një telefon Samsung dhe më pas kishin arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tyre.

Caktimin e masës së paraburgimit, gjykata e arsyeton duke thënë se ekzistojnë rrethanat se të pandehurit po të gjenden në liri mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për  caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve  R.K dhe H.P është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e tyre në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

Vendimi i Gjykatës Themelore për caktimin e paraburgimit mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.