Paraburgim të Dyshuarit për Vrasjen në Hajvali

Paraburgimin e kërkoi Prokuroria Themelore e Prishtinës me arsyetimin se i dyshuari ka kryer vrasje të rëndë të ndodhur më 13 qershor.

I dyshuari në seancën dëgjimore është mbrojtur në heshtje me arsyen se nuk ndihet mirë dhe është i tronditur me rastin.

Avokati i të dyshuarit Veton Rrecaj në seancën dëgjimore e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit duke konsideruar se nuk janë plotësuar kushtet për caktimin e kësaj mase.

Rrecaj po ashtu ka kërkuar që klientit të tij t’i ofrohet një trajtim mjekësor konkretisht te psikologu, pasi që i njëjti është i tronditur thellë me rastin që ka ndodhur.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës së prokurorisë dhe të provave, ka vendosur që të dyshuarit Gashi t’ia caktojë paraburgimin prej 30 ditësh.

Gashi pritet të qëndrojë në paraburgim deri më 13 korrik 2016.

Dje policia ia konfirmoi KALLXO.com që i vrari dhe i dyshuari për vrasjen e tij në Hajvali kanë mes vete lidhje familjare, ndërsa vrasja sipas policisë ka ndodhur për një kontest pronësor.

http://kallxo.com/vrasja-ne-hajvali-ndodhi-per-toke/

KALLXO.com shkroi edhe për vrasjen e Nehat Gashit, ditën kur ajo ndodhi.

http://kallxo.com/vritet-nje-person-ne-hajvali/