I dyshuari për vrasje të dyfishtë dorvzohet në polici. Foto: Kallxo.com

Paraburgim të Dyshuarit Për Vrasje te Parku i Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë te parku i qytetit vitin e kaluar.

I dyshuari, një shtetas i Shqipërisë, është dorëzuar dje gjatë ditës ndërsa KALLXO.com kishte siguruar pamje ekskluzive të dorëzimit të tij në polici.

Ai dyshohet për vrasjen e dy të rinjve në mesditën e 28 gushtit 2016 në afërsi të parkut të qytetit.

Dy të rinjtë E.A. (1994) dhe A.G. (1995) u qëlluan për vdekje në rrethana mizore nga sulmuesi i cili lëvizte me motoçikletë.

Motivet të cilat e shtynë dorasin ta kryejë këtë vrasje ende nuk dihen.

http://kallxo.com/video-ekskluzive-dorezohet-dyshuari-per-vrasjen-tek-parku/