Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

Paraburgim të Dyshuarit për Mbytjen e së Bijës

Shtetasit maqedonas me inicialet Xh. K., të dyshuarit për vrasjen e foshnjës së tij të porsalindur në Viti, i është caktuar paraburgimi prej një muaji nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Paraburgimin për vrasësin e dyshuar të foshnjës e kishte kërkuar Prokuroria Themelore në Gjilan.

Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë u arrestua dje nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasje të rëndë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që, i njëjti dyshohet se ka privuar nga jeta viktimën-foshnje e porsalindur (e gjinisë femërore duke e hedhur në një përroskë-në ujë afër shtëpisë)”, thuhej në raportin e policisë.

Sot mediet raportuan se ka vdekur edhe nëna e foshnjës së mbytur, por kryeprokurori i Gjilanit Jetish maloku e demantoi vdekjen e lehonës kur foli për KALLXO.com.

http://kallxo.com/kryeprokurori-eshte-gjalle-nena-se-ciles-iu-mbyt-foshnja/

KALLXO.com shkroi gjithashtu sot për rastin e rëndë të mbytjes së foshnjës së porsalindur.