Foto-ilustrim

Paraburgim të Dyshuarit për Dhunë në Familje

Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata ndaj të pandehurit nga Prizreni me inicialet S.L., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale lëndim i lehtë trupor.

Zyrtarja për Informim e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj, tha se i pandehuri dyshohet se e kreu veprën penale më 20 shkurt 2017, rreth orës 3;00 të mëngjesit, në rr. “Janina”, në Prizren.

Sipas saj, i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit, kur kthehet në shtëpi fillimisht e fyen bashkëshorten e më pas e  godet në pjesë të ndryshme të trupit.

I dëmtuari, djali i të pandehurit, pasi e dëgjon zhurmën në mes të prindërve, teksa përpiqet t’i dalë në mbrojte nënës sulmohet nga i pandehuri, duke pësuar edhe ky, sikur e ëma, lëndime trupore.

Për kryesit e veprës penale lëndim i lehtë trupor parashihet dënimi prej tre muajve deri në tri vjet burg.