Gjykata në Ferizaj

Paraburgim të Dyshuarës për Vrasjen në Shtërpcë

Paraburgimin, shtetases së Serbisë me inicialet N. N që dyshohet se vrau të moshuarën 90 vjeçe për shkak të problemeve me pronë, ia caktoi gjyqtari i Krimeve të Rënda në Gjykatën themelore në Ferizaj.

Caktimin e kësaj mase të sigurisë e bëri të ditur kjo gjykatë me anë të një komunikate.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt të evidentuar si PP.I.nr.99/16 të datës 28.08.2016, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të pandehurës N. N shtetase e Serbisë,” thuhet në komunikatë.

Gjykata shpjegon se  “e pandehura N.N dyshohet se me datë 27.08.2016, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, të privoi nga jeta tani të ndjerën D.N nga Komuna e Shtërpcës e moshës 90 vjeçare”.

Sipas gjykatës, me këtë veprim N. N. dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë, ndërsa do të qëndrojë në paraburgim deri më 26 shtator.

Për vrasjen e së shtunës në Shtërpcë shkroi KALLXO.com.

http://kallxo.com/vret-familjaren-e-saj-per-prone/