Droga e sekuestruar gjatë operacionit të 11 marsit - Foto: Policia e Kosovës

Paraburgim Pesë të Dyshuarve për 80 Kilogramë Drogë

Një muaj paraburgim është masa e caktuar nga Gjykata e Gjakovës ndaj pesë të dyshuarve për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në këtë rast të dyshuar janë U.Gj., e M.B., shtetas të Republikës së Kosovës dhe R.Zh., D.M. e J.V., shtetas të Republikës së Serbisë.

I pandehuri U.Gj dyshohet edhe për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armëve.

Të dyshuarit janë arrestuar të shtunën në mbrëmje. Te ta janë gjetur dhe konfiskuar mbi 80 kilogramë drogë.

KALLXO.com raportoi për këtë aksion të Policisë.

http://kallxo.com/kapen-80-kg-droge-arrestohen-5-te-dyshuar/