Paraburgim Për të Dyshuarit Për Prostitucion

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, u ka caktuar një muaj paraburgim R.H nga fshati Ballsh – Prefektura Fier, nga Shqipëria, SH.P e lindur në Berat, tani me vendbanim në Prizren, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion.

Gjithashtu për të pandehurin me iniciale F.U. nga fshati Pirana – Komuna e Prizrenit për shkak të veprës penale ofrimi i lokaleve për prostitucion masën e ndalimit ia ka llogaritur prej kohës së ndalimit me datë 22 shkurt 2018 dhe do të zgjasë deri më datën 22 maras 2018.

Sipas njoftimit të Gjykatës, prej datës së pavërtetuar e deri me datën 22 Shkurt 2018, në motelin “Faton” në Prizren të pandehurit janë marrë me veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit pasuror kanë ndërmjetësuar, rekrutuar, mundësuar dhe detyruar të dëmtuarën me iniciale A.H të merret me prostitucion duke e mbajtur në situatën e varësisë personale apo ekonomike.