Murat Jashari | Foto: Facebook

Paraburgim për të Dyshuarit për Atentatin Ndaj Azem Vllasit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për tentim vrasjen ndaj avokatit Azem Vllasi.

Ndërsa, për të dyshuarin e tretë, Arsim Ibrahimi, Gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.

Në këtë mënyrë, Gjykata miratoi kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmin e konfirmuan pas përfundimit të seancës avokatët Emrush Kastrati, mbrojtës i të dyshuarit Murat Jashari dhe Naim Rudari, avokat i Avni Llumnicës.

Po ashtu, avokati Kastrati theksoi se i mbrojturi i tij ka probleme shëndetësore, prandaj ka kërkuar që ai të trajtohet në Psikiatri. “Tash të shohim çka do të thotë vendimi i ekspertit”, theksoi ai.

Avokati tha se klienti i tij e ka pranuar veprimin por mohoi që para hetuesve ose në seancën e sotme të ketë përmendur ndonjë organizatë ose listë me emra të personave që duhet likuiduar,

Avokati Azem Vllasi u plagos me armë zjarri dje në mëngjes te banesa e tij në rr. “Hajdar Dushi”, në Prishtinë.

http://kallxo.com/plagoset-avokati-azem-vllasi/

Vllasi është plagosur në krah nga një plumb.

http://kallxo.com/lenjani-vllasi-nuk-ka-nevoje-per-operim/