Rakip Avdyli | Foto: Kallxo.com

Paraburgim për Rakip Avdylin

Gjykata Themelore në Pejë ia caktoi Rakip Avdylit, të dyshuarit për shtytje në kryerjen e veprave terroriste, 30 ditë paraburgim.

Lajmin për caktimin e paraburgimit e konfirmoi për KALLXO.com, gjyqtari i rastit, Sami Sharraxhiu.

“I është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje deri një muaj,” tha Sharraxhiu.

Rakip Abdyli u arrestua sot në mëngjes në qytetin e Pejës nga Policia e Kosovës nën dyshimin se po bënte thirrje në rrjetet sociale për sulm ndaj Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave të huaja.

http://kallxo.com/ndalim-ne-peje-nen-dyshimet-per-terrorizem/

KALLXO.com raportoi për procesin e sotëm të zhvilluar ndaj të dyshuarit në seancën për caktimin e masës së sigurisë të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës.

http://kallxo.com/foto-ekskluzive-arrestuari-per-terrorizem-ne-gjykaten-e-pejes/

Merita Bina Rugova, prokurore e Prokurorisë Speciale të Kosovës, tha se sipas provave të siguruara i dyshuari Rakip Abdyli përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook” dhe faqes “Nasheed” në Youtube ka bërë thirrje për sulme ndaj udhëheqësve të qeverisë dhe ambasadave të huaja.

Këshilli për Siguri i Kosovës u mblodh dje për të diskutuar rreth sulmeve të planifikuara ndaj liderëve shtetërorë e politikë.