Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për Personat që u Përleshën në Dasmë

Në njoftimin e saj Gjykata thekson se të pandehurit J.R., A.R., L.J., B.J. dhe RR.J. janë nga Lubizhda e Prizrenit.

“Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 06.08.2017, rreth orës 23:30 në fshatin Lubizhdë Komuna e Prizrenit, pas një mosmarrëveshje në një aheng – dasme janë përleshur në mes vete duke përdorur forcën dhe mjete të forta, shkaktojnë lëndime të lehta trupore të ndërsjellta”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Prizrenit.

Më tej, Gjykata thekson se duke pasur parasysh se të njëjtit në vazhdimësi kanë mosmarrëveshje në mes vete dhe në mes dy familjeve për shkak të problemeve të mëhershme e ka caktuar masën e paraburgimit.

“Me këto veprime të pandehurit e lartcekur  dyshohen se kanë  kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim.