Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim për Burrin që Theri me Thikë Bashkëshorten

Lajmi është bërë i ditur nga Gjykata Themelore e Gjilanit përmes një komunikate.

“Kërkesa e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të akuzuarit B.A. është aprovuar”, thuhet në komunikatë.

I akuzuari B. A. ngarkohet me veprën penale vrasje në tentativë ndaj bashkëshortes së tij.

Prokuroria akuzon B.A. se më 26 qershor të këtij viti, pas një mosmarrëveshjeje, ka kapur për flokë bashkëshorten e tij, të cilën më pas e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

“I akuzuari duhet të qëndrojë në paraburgim deri më datë 26.07.2017”, njofton komunikata.

KALLXO.com raportoi dje për këtë rast.

http://kallxo.com/sulmon-thike-gruan/