Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Paraburgim Dy Shtetasve të Shqipërisë të Kapur me Drogë

Dy shtetasve të Republikës së Shqipërisë, N.D. dhe S.D., u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Kjo masë është caktuar në bazë të dyshimit se ata kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Sipas pretendimeve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, më 24 mars të këtij viti rreth orës 20:50 në Llapushnik të Drenasit gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 2 kilogramë e 149.5 gramë.

KALLXO.com raportoi për këtë rast.

http://kallxo.com/policia-arreston-dy-persona-per-posedim-te-marijuanes/