Arkiv Protesta | Foto: Atdhe MUlla

Para KEDS-it dhe Qeverisë- Asnjë Cent Ma Shumë për Rrymën

Protestuesit më së shumti brohoritën “Asni Cent ma Shumë”, por kishin edhe parulla drejtuar KEDS-it me shprehjen “Mos i Mrehni Dhomt.

Protesta ndodhi pasi avokati i popullit e çoi në gjykatë faturimin që u është bërë qytetarëve tjerë të vendit, për rrymën e harxhuar në veri dhe pasi u tha se pas ndërtimit të termocentralit të ri rryma do të kushtojë më shtrenjtë.

Protestuesit u mblodhën në ditën kur u nënshkruan marrëveshjet që e afrojnë fillimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”

Njëri nga protestuesit- Shukri Ratkoceri nga Ferizaj, kishte marrë me vete një llambë me vajguri që tha se e kishte përdorur gjyshi i tij në kushte primitive të jetës para një shekulli.

Më pas Rron Gjinovci kërkoi të dijë se me cilën ideologji dhe filozofi politike i takon shtetit t’i mbulojë humbjet një kompanie private.

Perotestën para KEDS-it dhe ndërtesës së qeverisë KALLXO.,com e ndoqi live.

Dje u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës edhe para Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

http://kallxo.com/protestuesit-sjellin-pak-qymyr-para-zrre-se/