Kuvendi i Kosovës | Foto: Atdhe Mulla

Pantina: Nuk ka sferë të jetës të paprekur nga korrupsioni

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Pantina, si iniciuese e debatit për krimin dhe korrupsionin, tha se nuk ka asnjë sferë të jetës në Kosovë ku nuk hasen veprime korruptive.

Me këtë rast ajo përmendi arsimin, biznesin e shëndetësinë e “sidomos institucionet shtetërore”.

Ajo theksoi se një lloji të procesit të vetingut duhet t’i nënshtrohen edhe zyrtarët e prokurimit si dhe të prokurorisë dhe gjykatave.

“Komisioni Europian ka evidentuar 39 raste që lidhen me liberalizimin e vizave e prej tyre 6 kanë marrë zgjidhje përfundimtare. Kuvendi kërkon që të rritet buxheti dhe kapacitetet për institucionet e drejtësisë, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor. Disa nga propozimet dhe rekomandimet tona janë: ne si Kuvend bëjmë thirrje që institucionet e drejtësisë të jenë më efikase në zgjidhjen e rasteve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, Kuvendi të miratojë projektligjin për vetingun, për financimin e partive dhe ligjin antimafia dhe që memorandumi i mirëkuptimit me Mbretërinë e Bashkuar për bordet të zbatohet në tërësi”, theksoi deputetja e Grupit të Pavarur të Deputetëve.

KALLXO.com po transmeton Live seancën e Kuvendit: