Mbledhja e Komisionit për Media | Foto: KALLXO.com

Pantina Lëshon Mbledhjen- S’Pajtohet me Deklaratat e Mentor Shalës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina ka lëshuar mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Media për shkak të deklaratave të drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala.

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka pritur sot në takim Bordin e Radio Televizonit të Kosoës për të dëgjuar raportin vjetor të tij.

E së bashku me bordin në komision kishte ardhur edhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, i cili në fjalën e tij përmendi edhe sulmin me bombë në oborrin e RTK-së dhe oborrin e shtëpisë së tij.

“Në RTK ka pasur edhe zhvillime tjera që kanë të bëjnë edhe me RTK po edhe me demokracinë në vend. Një prej rasteve më të rënda qe ka ndodhur në RTK sulmi me bombë në RTK dhe sulmi me bombë në shtëpinë e drejtorit te RTK-së. Këto bomba kanë pasuar pas sulmeve verbale në media dhe në Facebook”, tha Shala.

Ai më tutje konstatoi se këto sulme shkaktuan frikë.

“Sulmet e tilla kanë shkaktu frikë te stafi, te gazetarët e te stafi editorial. Nuk mujta pa e përmend sepse ka qenë pjesë e vitit 2016, e që po reflekton ende”, tha në mes tjerash Shala në fjalën e tij hyrëse.

Në lidhje më këtë deklaratë reagoi kryetari i Komisionit, deputeti Nait Hasani që tha se i vjen keq, por kërkoi që më këtë çështje të merret drejtësia.

Ndërsa keqardhje për rastet shprehu edhe deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina, por ajo nuk la pa e ‘thumbuar’ Shalën.

“Mua më vjen keq për sulmin në RTK dhe në shtëpinë e drejtorit, madje i bëj ftesë drejtësisë që të merret më këto raste, por RTK e ka bërë prokurorinë, hetuesin e gjykatësin duke e gjetur personin qe e ka bërë. Çka keni bërë ju si bord për këto çështje ?!”, pyeti Pantina.

Ndërsa Shala reagoi duke thënë se asnjëherë se kam shpallur askënd fajtor.

“Asnjëherë se kam shpallur fajtor asnjë njeri. Nëse e ke dëgjuar më vëmendje dhe nëse arrin me gjet që unë e kam shpallë dikë fajtor, unë jap përgjegjësi publike. Unë kam thënë se është krijuar një klimë e tillë nga një subjekt politik”, tha drejtori i RTK-së, Shala.

Menjëherë pas kësaj në shenjë proteste, deputetja Pantina lëshoi sallën e mbledhjes duke thënë, “S’kam ardhur me dëgju Shalën, por bordin e RTK-së”

Menjëherë pas deputetes Pantina, sallën e lëshoi edhe deputeti tjetër i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.