Panik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
Një tym i shkaktuar nga një pajisje kuzhine e një lokali brenda ndërtesës së Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës. Në fotot e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihet tymi që është shpërndarë në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.
Ngjarja që ka ndodhur në orët e pasdites ka shkaktuar një panik tek qytetarët që ishin të pranishëm në terminalin e Aeroportit.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara tha se tymi është shkaktuar nga një pajisje e kuzhinës.
“Një nga pajisjet e kuzhinës, në një nga restorant të Aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç ‘rast nuk ka pasur nevojë për intervenim të zjarrfikësve”, tha Gara.
Ajo tha se tymi është larguar tashmë nga terminali i aeroportit.
“Me anë të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla, që posedon terminali i ri, është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë.
Fotot e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com